Edicioni i sivjem në Bundesligë është duke u zhvilluar me shumë supriza, pasi përpos Leipzig që kryeson, skuadra tjetër që po mahnit është Hoffenheim.

Një nga pikat më të forta të Hoffenheim është padyshim se është sulmuesi Sandro Wagner, i cili është prodhim i klubit bavarez Bayern Munchen.

Në një intervistë për mediat gjermane, Wagner u shpreh i sigurt se është sulmuesi më i mirë gjerman aktualisht, por edhe nuk mungoi mesazhi për përzgjedhësin e Gjermanisë, Joachim Low.

“Jam një formë të jashtëzakonshme. Nuk ngopem së luajturi dhe nivelin tim të lojës janë duke e vërejtur të gjithë sepse jam sulmuesi më i mirë gjerman. E di që për formën time është në dijeni edhe Low, por nuk më ka ftuar dhe e bëj thirrje që të ftojë, pasi kam ç’farë ti jap lojës së Gjermanisë, tha Wagner për mediat gjermane.

Artikulli paraprakMediat spanjolle: Real Madrid ka këtë objektiv në merkato
Artikulli tjetërLiverpool 22 mln euro për dështimin e Interit