Ka vetëm një javë në krye të Milanit dhe debutimi i tij në Serinë A ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme, me një barazim 1-1 në fushën e Benevento, që mori pikën e parë historike në kampionat. Sikur të mos mjaftonte kjo, trajneri i kuqezinjve Gennaro Gattuso është tallur nga mediat italiane edhe si një trajner “low cost”, pasi rroga e tij është ndër më të ultat e Serisë A.

Trajneri i Milanit, Gattuso, merr 300 mijë euro në vit, po aq sa përfiton edhe trajneri i Benevento, De Zerbi, dy trajnerë që barazuan ditën e diel në fushë. Edhe pse drejton 1 nga skuadrat me më shumë trofe në botë, Gattuso është detyruar të pranojë një rrogë të ulët, ndërkohë që më shumë se ai merr edhe trajneri i Spal, Semplici (400 mijë euro). Trajneri më rrogën më të ulët në Serinë A është ai i Cagliari, Rastelli (200 mijë euro).

Artikulli paraprakKjo është lista e top golahsënuesve në Superligë
Artikulli tjetërZidane ia prish planet romanistit Monchi