Në konferencën për shtyp para ndeshjes së kthimit kundër Monacos në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, trajneri spanjoll i Man.City, Pep Guardiola foli për ndeshjen e rëndësishme të së mërkurës, por edhe për ish klubin e tij të dikurshëm Barcelona.
“Dua të kaloj në çerekfinale, kjo është ëndrra ime. Monaco është skuadër shumë cilësore dhe këtë e dëshmoj që në duelin e parë. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të luajmë me kokë të qetë”, tha Guardiola i cili u pyet nga gazetarët se a do të kthehet sërish te Barcelona, dhe përgjigja e tij ishte kjo: “Jo, kurrë më. E kam përfunduar aventurën time me këtë klub”, ka përfunduar Pep.

Artikulli paraprakNesër dalin në shitje biletat e ndeshjës Kosovë – Island
Artikulli tjetërMarre për Sevillan, Leicester në çerekfinale historike