Gjyqtari më i mirë kosovar, Genc Nuza, do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen miqësore të këtij muaji Turqi – Moldavi.

“Korneri.net kontaktoi Nuzën, i cili ekskluzivisht rrëfeu emocionet e para për delegimin historik në arenën nderkombëtare të gjyqtarëve kosovar.

“Është një nder dhe privilegj i madh për mua, por edhe për gjyqtarët e futbollit kosovar, pasi shumë gjenerata kanë pritur që të hapen dyert edhe për ne në arenen ndërkombëtare. Në momentin e parë që mu kumtua lajmi që do të jem gjyqtar kryesor i ndeshjes Turqi – Moldavi, ishte një ndjenjë e papërshkrueshme, pasi të fillosh karrierën në një shtet me 60 mln banorë është diçka fantastike”, theksoi Nuza.

“Natyrisht që shfrytëzojë rastin të falenderojë Kryetarin e FFK-së Fadil Vokrri, Sekretarin Eroll Salihu dhe Agim Ademi për punën e madhe që kanë bërë dha janë duke bërë, por falenderimi shkon edhe për Kryetarin e gjyqtarëve të Kosovës Përparim Hasani nga i cili vazhdimisht kam pasur përkrahje të madhe. Besojë që jemi të përgatitur për këtë ndeshje dhe shpresojë në një përformancë të mirë”, u shpreh Nuza.

“Une dhe ndimësit e mi, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kemi pasur fati të jemi të parë që do ta thejmë akullin e gjytarëve kosovar dhe jemi të vetëdijshëm që ëndrra sapo ka filluar të bëhet realitet, kështu që do të vazhdojmë të punojmë për të arritur sa më lartë”, tha Nuza ekskluzivisht për “Korneri.net”.

Artikulli paraprakDardanët me ofertë fenomenale
Artikulli tjetërBarcelona etiketon pasuesin e Enrique! Ish-portieri merr timonin në qërshor….