Pjesa më e madhe është duke folur, në javët e fundit, për dobësitë mbrojtëse të Real Madridit. Golat e pësuar në duelet e “Pizjuan” ndaj Sevilla dhe lehtësia me të cilën Celta u shënoi katër gola në çerekfinale të “Copa del Rey”, janë lidhur me sistemin mbrojtës të Zidane, i cili kërkon zgjidhje të dëshpëruara për Carvajal dhe Marcelo. Por, nuk është vetëm ky repart, ai që përbën dhimbje koke për trajnerin francez, i cili e di se një nga bazat për të luftuar në Ligën e Kampionëve dhe titullin në La Liga, këtë sezon, është për të rimarrë forcën brutale sulmuese të të tijve.

Periudha e fundit, që kur akronimi BBC luan me të bardhët, është më e keqja. Kurba prej golashënuesi e “trident”-it në fjalë është më e ulëta, që nga nënshkrimi i Bale, në vitin 2013, kur u bashkua me Ronaldon dhe Benzema. BBC shënoi 57 gola në sezonin e tij të parë, së bashku (2013-2014), arriti kulmin me 65 gola, pas një sezoni me Ancelottin dhe ka arritur 61 gola gjatë sezonit të kaluar.

Specialistët mendojnë se lëndimi afatgjatë i Gareth Bale është në qendër të këtij ngërçi në rendimentin e BBC.

Prandaj, diferenca e 23 golave ​është një zemërim i vërtetë, sa e ka kushtëzuar Zidane dhe Real Madridin. Francezi mezi pret t’i ketë sërish bashkë, në fushë, superheronjtë e tij. Në nivel individual, më ulët me performancën e tij, është portugezi Cristiano Ronaldo.

Ai ka ardhur në janar me 32, 36 dhe 27 gola të shënuar, në tri sezonet e fundit. Ndërsa tani ka vetëm 19 gola, duke shtuar se i ka realizuar ato në pesë garat, kur Redal Madridi ka marrë pjesë tashmë. CR7 nuk është i vetmi, në çdo rast, që nuk po tregon më të mirën. Benzema është mbërthyer në një ngërç, gjithashtu, çka reflektohet në krahasimin: 21 gola që kishte në janar 2016, vetëm 12 gola në këtë kohë. Rasti i Bale është ndryshe, sepse ai u lëndua në kualifikuesen kundër Sporting të Portugalisë dhe i ka humbur 14 ndeshjet e fundit./telesport/.

Artikulli paraprakE pabesueshme, por e vërtetë: Sulmuesi i Marseille më efikas se Ibrahimovic…
Artikulli tjetërEkskluzive/Besa kompletohet: Kryen punë edhe me dy superfutbollistë