Interi mbrëmë mori një fitore të rëndësishme ndaj Atalantës, teksa të dy golat u shënuan nga Mauro Icardi. Futbollisti argjentinas është shënuar në një lider në ekipin zikaltër, teksa ka vendosur jo pak ndeshje gjatë këtij sezoni falë aftësive fantastike të tij brenda zonës. Duke folur pas ndeshjes Icardi është shprehur i kënaqur nga golat, por kërkon që ekipi i tij të qëndrojë me këmbë në tokë.

“Morëm një fitore të rëndësishme. Duhej të merrnim tri pikët dhe ia dolëm. Në fundin e ndeshjes ndjeva pak shqetësime në gju, por do të punojmë për ta kaluar problemin. Tendina më ngacmon, por unë do të vazhdoj që të luaj dhe që të shënoj.

Titulli? Dy vite më parë, me Mancinin kryesonim renditjen, pastaj u rrëzuam. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm dhe në muajin maj të shohim nëse do të jemi të aftë për të qëndruar në majë. Objektivi është që të kthehemi në Champions me Interin, pastaj do të mendoj për Botërorin”, tha Icardi për Premium Sport.

Artikulli paraprakKonfirmohet/ Një prej këtyre 5 emrave do të jetë trajneri i ri i Italisë
Artikulli tjetërKy pritet të zgjidhet formacioni më i mirë gjatë dekadës së fundit