Bayern Munchen duhet të fillojë të kërkojë një trajnerë ri sërish, pasi Jupp Heynckes u bëri me dije se sa do të jetë në stolin e bavarezëve.

Kështu e bëri të ditur vet trajneri në konferencën e fundit për shtypduke u shprehur qartë se lidhja e tij me Bayern Munchen është e vlefshme deri në fund të stinorit. “Kur them që jam trajner në detyrë i Bayern është kështu dhe kaq. Koha ime si trajner i Bayern Munchen është e limituar deri në fund të këtij stinori 2017/18 dhe kjo nuk ka për të ndryshuar”, u shpeh Heynckes.

Trajneri 71-vjeçar u thirr në detyrë tri javë më parë, pas largimit të parakohshëm nga detyra të italianit Carlo Ancelotti, i shkarkuar për rezultate të dobëta. /Korneri.net

Artikulli paraprakLazio “blindon” Strakoshën deri në 2022
Artikulli tjetërPas Strakoshës vazhdoi kontratën edhe ylli i Lazios