Barcelona barazoi në vizitën më të ëvshtirë deri më tash në Mestalla.

Valencia vendase luftoi jashtëzakonisht shumë për t’ia shkaktuar disfatën e parë blaugranëve në këtë edicion, ishte afër, porn ë fund u desht të pajtohej me barazim që mban katër pikë larg Barcelonës, dhe mbeti skuadra e tretë pa humbje me Barcelonën dhe Atl.Madrid, shkruan Korneri.net.

Mirëpo, goli i Liones Messi në pjesën e parë nuk u pranua nga gjyqtarët e ndeshjes, por këtu fajin më të madh e kishte anësori që ishte shumë larg ngjarjes dhe nuk ishte ne vijë me portën, kështu që Barcelona ka mundur të del fitues nga kjo ndeshje sepse ata do të ishin në epërsi, dhe dihet se në çfarë mënyrë dhe si Barcelona e menaxhon lojën kur del në epërsi. Kjo e tregon edhe njëherë rëndësinë e madhe të teknologjisë VAR edhe në La Liga, në mënyrë që të menjanohen këto gabime që ndikojnë direkt në rezultat. /Korneri.net

Artikulli paraprakPSG nuk ka kundërshtar në Ligue 1, marshon drejt titullit
Artikulli tjetërPushtimi më i frikshëm i fushës që mund të keni parë ndonjëherë [VIDEO]