Spektakël në “Anfield Road” në përballjen e bamirësisë mes legjendave të Liverpoolit dhe Realit të Madridit. Para tifozëve “të kuq”, shkëlqeu një idhull si Stevan Gerrard, që udhëhoqësi skuadrën e tij drejt fitores 4-3. Ish-kapiteni i Liverpoolit riktheu emocionet e një karrierë fantastike të zhvilluar në “Anfield”. 36-vjecari asistoi fillimisht Michael Owen për golin e parë, ndërsa pak minuta më pas shërbeu në qendër për John Aldrige, që shënoi lehtësisht golin e 2-0.

Gerrad fitoi gjithashtu një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Fowler, por nuk mund të mungonte në listën e golashënuesve të legjendave të Luverpulit, duke realizuar golin e 4-0. Reali mundi të kthehej në lojë me dy gola brenda dy minutave lojë, me autorë Edwin Congo dhe Fernando Morientes. Në fund pati vend edhe për finalizimin e Ruben de la Red për shifrat përfundimtare 4-3.

Rapoeti: Supersport.al

Artikulli paraprakKombëtarja nis përgatitjet për Bosnjen
Artikulli tjetërBomba nga Anglia? Liverpool humbës, Barcelona fitues!!!