Rino Gattuso pas fitores 2-1 kundër Bolognas u shpreh se fitorja ishte majft e bukur, por rruga është ende e gjatë për të arritur aty ku duhet.

“Bologna na ka vënë në vështirësi, Duhet të përmirësojmë fazën mbrojtëse. Dua të falënderoj djemtë për fitoren, rruga është ende e gjatë, por kjo ndeshje më pëlqeu”.

Ndeshja e parë në San Siro si trajner:”Jam gjithmonë në tension, edhe kur luaj futboll me djalin tim, nuk mund të humbas.E ndjej shumë ndeshje, kam luajtur shumë me këtë fanellë, është një nder të drejtoj këtë ekip.

I ftohti? Unë nuk e ndjeva (buzëqeshje)”.

Mbi Bonaventurën: “Ai mund të luajë kudo, ka cilësi të mëdha. Nëse është mirë fizikisht ai mund të luajë kudo, është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Gjithmonë kam thënë se ai është një nga mesfushorët më të fortë italianë. Ai po punon shumë dhe mund të na japë një dorë të madhe”.

Artikulli paraprakMessi barazon legjendën e Gjermanisë
Artikulli tjetërPa koment!