Në përballjen e 36-të pas luftës, dy skuadrat sot kanë rrumbullakuar 100 gola në përballjet e tyre. Golin jubilar të 100-të në përballje ka shënuar futbollisti kuqezi, Pleurat Hajdini në ndeshjen ku ka shkëlqyer me 2 gola dhe një asistim, Drashko Bozhoviç.
Ndërsa rezultati 3:2, pas atij 1:0 – 8 herë, është i dyti më i shpeshti me 6 herë e ku Prishtina i ka arritur 4 prej tyre (3 në fushën e saj) dhe 2 herë Flamurtari në fushën e vetë.
Skuadrat kanë rekord në mesataren e shënimit të golave prej 2.77 për ndeshje e ku Prishtina e ka 1.83, ndërsa Flamurtari afër 1 gol për ndeshje, 0.94.
Mëkati i vetëm ishte që ndeshja u zhvillua në baltë e vetëm para 200 shikuesve./fcprishtina/

Artikulli paraprakShkëlqeu ndaj Flamurtarit: Flet lojtari i ndeshjës Bozovic
Artikulli tjetërKryetari i Lirisë, shtron koktej pas përfundimit të suksesëm të stinorit