Lojë anemike, me pak raste shënimi, me vëmendje maksimale në fazën defanzive bëri që Ferizaj dhe Prishtina ta hapin pjesën pranverore e Vala Superligës me barazim pa gola.
Pa dyshim një pikë për Ferizajn në ndeshje kundër Prishtinës mund të cilësohet si i suksesshëm, mirëpo kur e mendojmë pozitën tabelare për këtë skuadër, atëherë nuk mund të thuhet se ishte pikë e vlefshme pasi për tu larguar nga zona e rrikshme ferizajasit duhet të mposhtin çdo kundërshtarë në shtëpi.
Nga ana tjetër Prishtina i humbi dy pikë të mëdha në garë për titull të kampionit, mirëpo me lojën e treguar nuk është se ka mundur të pret më shumë.

Artikulli paraprakDomino e “ashpër” United-Barcelona-Juventus
Artikulli tjetërBesa i falet Xhevdet Shabanit, Llapi e nisi me humbje