Mbrëmjen e kaluar në NBA janë zhvilluar nëntë ndeshje prej të cilave veçojmë fitoret e Oklahomas dhe Boston Celtics, si dhe humbjen e thellë të Chicago Bulls.
Pikërisht këta të fundit pësuan disfatë të thellë nga Indiana me rezultat 105:87, në radhët e të cilëve u dalluan Victor Oladipo me 25 pikë, ndërsa vetëm tri pikë më pak i shtoi kroati Bojan Bogdanovic, derisa te Bulls më efikasit ishin, Bobby Portis me 20 pikë dhe Kris Dunn me 16.

Boston Celtic vazhdon me fitore. Këtë herë skuadar e famshme shënoi fitoren e 11 me radhë pas triumfit 90:87 ndaj Charlotte Bobcats. Shane Larkin dhe Jayson Tatum shënuan nga 16 pikë secili për fituesit, ndërsa te humbësit më i miri në parket ishte Kemba Walker me 22 pikë e 11 asistime.

Pas katër humbjeve fitore shënoi edhe Oklahoma City Thunder. Ata mposhtën 120:111 ndaj LA ClIppers në ndeshjen më të mirë mbrëmë. Më në fund u zgjua i jashtëzakonshmi Paul George me 42 pikë, 9 kërcime dhe 7 asistime, kurse pas tij qëmdroi Russell Westbrook me 22 pikë e 8 asistime.
Te Clippers u veçua Lou Williams me 35 pikë e 7 kërcime, por nuk iu shmang disfatës së katërt me radhë.

Milwaukee poashtu pa katër humbjeve shënoi fitore ndaj San Antonio 94:87, me ç’rast Spurs ndalën serinë prej tri fitoreve rresht. Greku i pandalshëm Gianni Antetokounmpo sërish ishte më efikasi te skuadra e tij me 28 pikë e 12 kërcime, kurse te humbësit kryesori ishte LaMarcus Aldridge me 20 pikë e 12 kërcime.

Detroit shënoi fitoren e katërt me radhë pasi kaloi me sukses Atlantas 111:104. Brooklyn ishte më i mirë se Portland 101:97, pastaj Miami shënoi fitoren e dytë me radhë pasi mposhti 84:74 Utah Jazz, dhe në fund fitore shënoi edhe Orlando ndaj Phoenix 128:112. /Korneri.net

REZULTATET
Chicago – Indiana 87:105
Phoenix – Orlando 112:128
Oklahoma City – LA Clippers 120:111
San Antonio – Milwaukee 87:94
Boston – Charlotte 90:87
Portland – Brooklyn 97:101
Phoenix – Orlando 112:128
Utah – Miami 74:84
Detroit – Atlanta 111:104

Artikulli paraprakBonucci akuzon arbitrin: I fali dy herë suedezët
Artikulli tjetërManu Trigueros në radarët e Milanit dhe Juves