Lillestrom fitoi Kupën e Norvegjisë duke mposhtur në finale skuadrën e Sarpsborg 08 me rezultatin 3-2.

Një fitore që është festuar në mënyrë të çuditshme, nga lojtari Aleksander Melgalvis.

28-vjeçari, i cili ishte edhe titullar në finalen e Kupës së Norvegjisë për Lillestrom ka dalë jashtë çdo parashikimi duke festuar në mënyrë të shfrenuar.

Ai doli para shokëve të skuadrës, u zhvesh dhe vendosi para gjenitaleve, trofeun e Kupës, për më tepër që mban edhe titullin: Kupa e Mbretit.

“Suksesi në Kupë sigurisht që duhet festuar, por duhet edhe respekt, për më tepër, për Kupën e Mbretit”, thuhet në një deklaratë të Shoqatës së Futbollit Norvegjez.

Vetë Melgalvis shpjegon në gazetën “Aftenposten”: “Nuk pendohem për veprimin tim. Kjo ishte një gjë spontane, qesharake, për të cilën mora shumë reagime pozitive. Ishte kënaqësi”.

Epo, edhe kjo nuk ishte parë!

Artikulli paraprakLista e golashënuesve të kampionit vjeshtor
Artikulli tjetërLiridon Fetahaj tregon për lëndimin