Agjenti i mesfushorit te PSG-së, Marco Verratit, Donato Di Campli thotë se klienti i tij dëshiron që një ditë të kthehet në Itali.

Reprezentuesi i Italisë në tregun e janarit ka qenë në shënjestër të disa klubeve evropiane, por lojtari vendosi t’i qëndrojë besnik kampionëve në fuqi të Francës.

Por, sipas agjentit të tij, 24 vjeçari e mendon kthimin në Itali..

“Unë gjithmonë kam thënë se ai dëshiron që një ditë të kthehet në Itali”, ka thënë Di Campli.

Ai ka shtuar se Verrati dëshiron ta respektojë kontratën aktuale që ka me PSG-n dhe të fitojë trofe të rëndësishëm më këtë ekip.

“Ai dëshiron të fitojë ligën franceze dhe Ligën e Kampionëve”, ka theksuar agjenti i Verratit.

Artikulli paraprak“Hacker-at” zbulojnë diçka të pabesueshme për David Beckham! Ai ishte duke tentuar….
Artikulli tjetërManchester City bën presion, Barcelona përgatit rinovimin e kontratës