Ndodh në Belgjikë! Ndeshja mes Anderlehtit dhe Genkut do të duhet të riluhet pas një gabimi të gjyqtarëve. Faktet datojnë në 23 dhjetor, në ndeshjen e fituar 2-1 nga Anderlechti.

Momenti i gabimit Teknik ndodhi kur Heynen i Genkut humbi një penallti, derisa topi u ndal nga Schmeichel. Megjithatë, me atë rast, Yira Sor u tregua i vëmendshëm dhe e shtyu topin në rrjetë.

Megjithatë, gjyqtari e anuloi golin pasi Sor kishte hyrë shumë herët në zonën e penalltisë. Edhe dy lojtarë të Anderlechtit ishin futur shumë herët në zonë dhe sipas rregullores duhej të ekzekutohej sërish goditja e penalltisë.

Pikërisht për këtë Genk ka bërë një ankesë dhe gjatë ditës ka ardhur vendimi i Këshillit Disiplinor të KBVB-së (federate belge), që ka vendosur që ndeshja të riluhet. Më poshtë njoftimi zyrtar për shtyp nga Genk:

“Këshilli Disiplinor i Futbollit Profesional ka vendosur që ndeshja Anderlecht – Genk e fundit të vitit të kaluar do të duhet të riluhet.

Këshilli Disiplinor fillimisht u deklarua kompetent për të vendosur për këtë çështje. Kjo e rrëzoi vendimin e mëparshëm të Departamentit të Gjyqtarëve Profesionistë për të mos u riluajtur ndeshja.

Artikulli paraprakLiria e shet lojtarin e vet që luan në Kupën e Afrikës te skuadra…
Artikulli tjetërBayern fitoi mezi, Werder po fluturon, Sttuttgart deklasoi Leipzigun