Nuk ka të ndalur Milani, që ka mbyllur blerjet e qendërmbrojtësit Musacchio dhe mesfushorit Kessie, por tashmë bën gati goditjen e parë shumë të madhe.

Mesfushori i Lazios dhe Argjentinës, Lukas Biglia, është një hap larg transferimit te Milani. Tashmë 31 vjeç, Biglia kërkon të provojë një aventurë të re, ndërsa Milani i ofron 2.5 milionë euro në sezon për 3 vjet, plus 500 mijë euro në vit sapo të kapë numrin 25 të ndeshjeve.

Biglia është gati, tashmë pritet marrëveshja me Lazion, siç e konfirmon vetë Igli Tare, drejtori sportiv i klubit kryeqytetas: “Biglia ka dhënë gjithçka për Lazion në 4 vite me ne, ndaj nuk i mbajmë mëri. Janë zgjedhje jete, i respektojmë. Tani duhet gjetur marrëveshja mes klubeve, por jemi pranë”.

Artikulli paraprakTrepça89 bombardon merkaton me dy afrikanët e Lirisë
Artikulli tjetërPërfundim i keq për një klub dikur të madh