Portieri i Milanit Gianluigi Donnarummi i është ofruar një kontratë e re me klubin.

Kontrata e Donnarummas me klubin skadon në verën e vitit 2021 dhe Milani i ofroi atij një kontratë të re shumëvjeçare me një pagë vjetore prej shtatë milion eurosh, përcjell Korneri.net

Milani është i detyruar t’i ofrojë Donnarummës një pagë më të lartë

Sidoqoftë, menaxheri i Donnarummas, Mino Raiola u përfshi në të gjithë historinë dhe i tha klubit se  duhej të rriste pagën e poertierit nëse dëshirojnë të mbajnë atë në klub.

Donnarumma kërkohet nga Interi dhe Juventusi, kështu që Milani sillet para aktit të përfunduar dhe duhet t’i ofrojë portierit një pagë më të lartë nëse dëshiron ta mbajë atë. Përveç kësaj, ai mund të humbasë falas portierin e ri më të mirë në Evropë nëse nuk vendos të zgjasë kontratën e tij aktuale.

Milan aktualisht është i pari në Serie A, dhe Donnarumma e ka mbajtur rrjetën të paprekur katër herë në 13 ndeshje. Ai ka mbrojtur në gjithsej 20 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon. /Korneri.net

Artikulli paraprakKoeman nuk e shet Coutinhon, llogarit në brazilianin
Artikulli tjetërThis Is One Way You Resolve Your Broken Free Essay Sample