Për kualifikimin historik të kuqezinjve në Futsallë në Varna u shpreh në një mesazh edhe vetë Presidenti Armand Duka. Për kreun e FSHF-së, këta djem kurorëzuan me se miri një punë disavjeçare të kësaj skuadre.

“U gëzova tej mase dhe jashtëzakonisht shumë nga rezultati i të dy ndeshjeve të kombëtares shqiptare të Futsallës në këto paraeleminatore. Mundëm me shumë meritë dhe shume bindshëm, si Bullgarinë në takimin e parë, ashtu edhe Anglinë sot. Ky është fryt i punës disa vjeçare të trajnerit, stafit dhe çunave që arritën këtë kualifikim të shkëlqyer”, u shpreh Duka.

“I uroj nga zemra djemtë por edhe vetë Erindin, i cili e ka dëshiruar shumë një paraqitje të tillë për një rezultat pozitiv. Përkushtimi profesional i tij nuk kishte kurrsesi të mos prodhonte një sukses te tille.

Përgëzime çunave për këtë objektiv shume të vështirë, por tashmë të bërë fakt dhe te arritur”, përfundoi presidenti i FSHF-së.

Artikulli paraprakDo ta vazhdojë karrierën në Kinë, por jo..
Artikulli tjetërFranca i’a pa hajrin organizimit të “Euro 2016”