Ndeshja e parë e xhiros së 12-të, në Bundesliga nisi me fitoren e vendasve.

Stuttgart ka shënuar fitore ndaj Dortmundit 2:1, duke u larguar mjaftë shukmë nga pjesa e poshtme e renditjes tabelare, ndërsa Dortmund që luajti pa sulmuesin dhe lojtarin kryesor, Pierre-Aumerick Aubameyang, nuk arriti më shumë se një gol në këtë udhëtim të vështirë, shkruan Korneri.net.

Chadrac Akolo pas vetëm pesë minutash lojë e kaloi skuadrën vendase në epërsi, për ta barazuar rezultatin Maximilian Philipp, i cili shënoi vetëm atëherë kur portieri Ron-Robert Zieler e priti penalltinë e Andre Schuerrle. Fitoren Stuttgartit ia siguroi kroati Josip Brekalo gjashtë minuta brenda pjesës së dytë. /Korneri.net

Artikulli paraprakKthehen “shefat” e Manchester United
Artikulli tjetërJovetic e shpëtoi Monaco-n nga disfata