Alberto Gilardino nuk di të ndalet! Ish-kampioni i botës me Italinë, sot i ka dhënë fitoren skuadrës së tij, Spezia-s në takimin kundër Foggia-s.

Ndeshja e vlefshme për javën e 18-të të Serisë B përfundoi 1-0 për Spezia-n, pikërisht pas golit të shënuar nga Gilardino në minutën e 31-të.

Ky ishte goli i dytë për Alberto Gilardino-n me Spezia-n në kampionat.

Ish-sulmuesi i Milan-it, tashmë në moshën 35-vjeçare ka zgjedhur të luajë në Serinë B, pikërisht me Spezia-n që renditet në mesin e tabelës.

Artikulli paraprakGara e çmendur me motorë, piloti gjuan me thes kundërshtarin [VIDEO]
Artikulli tjetërTragjike/ Gruaja i vret 2 fëmijët ish-kampionit të Italisë (FOTO)