Derbi anglez luhet sonte, ku përballë do të jenë dy skuadrat lidere, Liverpool dhe Tottenham.

Pa asnjë dyshim ndeshja e ka rëndësinë e madhe pasi me fitore eventuale të njërës apo skuadrës tjetër, menjëherë do të largohej nga përcjellësit për disa pikë, duke ju kujatuar se një ditë më herët Chelse ahumbi krejt kurse Man.City barazoi, andaj nuk ka skuadër tjetër shumë serioze për titull të kampionit përveç atyre që drejtohen nga Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho, shkruan Korneri.net

Liverpool edhe sonte do të luaj në mungesë të shtët futbollistëve, ku mungesat në fazën defanzive janë më së evidente, ndërsa së fundmi u lëndua edhe sulmuesi i momentit Diogo Jota.

Nga ana tjetër Mourinho nuk ka probleme me lëmtime dhe i vetmi që mbetet jashtë është argjentinasi i harruar Erik Lamela i cili edhe ashtu nuk është titullar dhe askush nuk e kupton pse qeëndron aty kur nuk luan kurrë. Në pesë ndeshjet e fundit  në Anfield Road, Tottenhami është mundur tri herë dhe ka barazuar dy herë, andaj do të mundohet të fitoj këtë radhë nëse i shfrytëzon mungesat të “Reds”.

Frika më e madhe që loja të jetë monotone vjen nga trajneri portugez që shumë shpesh në ndeshjet ku ai nuk dëshiron assesi të humbë, e vendos “autobusin” para portës, dhe mundohet eventualisht me ndonjë kundërsulm të shënoj.

Ndeshja fillon nga ora 21.00. /Korneri.net

Artikulli paraprakEffective Plans Of portuguese brides Around The Usa
Artikulli tjetërZidane: Benzema është sulmuesi më i mirë francez i të gjitha kohërave. Tash e keni të qartë