Tashmë është lajm zyrtar emërimi i Luciano Spalletti në krye të bankinës të Interit, ku ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, pasi u larguar nga Roma.

58 vjeçari deklaroi se është shumë i lumtur për kalimin në Inter, ku e pret një punë shumë e madhe.

“Unë jam shumë i ngazëllyer që i bashkohem kësaj familje të madhe që është Inter”, nisi Spalleti.

“Mbështetja dhe ndjenja e madhe e tifozëve mund të shihet si barrë, por në vend të kësaj duhet ta interpretojmë atë si një sfidë, si një energji të re”.

“Kemi shumë punë për të bërë, në mënyrë serioze dhe profesionale”, ka shtuar ai.

Artikulli paraprakLajmi i fundit është befasues: Milan lë prapa të gjithë emrat e mëdhenj, nis kontaktet me këtë futbollist suedez [FOTO]
Artikulli tjetër“Bomba” nga Anglia: “Dhelpëraku” i quajtur Mourinho, e dëshpëron Zlatan Ibrahimovic-in