Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi e ka pranuar se është i hapur për të marrë ftesë nga Federata Italiane e Futbollit.

Në një intervistë për “Tuttomercatoweb.com”, De Biasi ka thënë se Ancelotti është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane, shkruan “Football-Italia”.

“Mbi të gjitha do të doja një President Federate me ide të qarta që të njohë futbollin dhe jo vetëm termat ekonomikë. Më pas mendoj se duhet një përfshirje më e madhe e klubeve pasi Kombëtarja duhet të bëhet shtëpia e të gjithëve. Unë trajner i Italisë? Ka shumë trajner që e duan këtë post dhe Ancelotti do të ishte zgjedhja e duhur. Shoh edhe shumë të tjerë që vetëkandidohen por duhet të kuptojnë që të drejtosh një Kombëtare është tjetër gjë nga drejtimi i një klubi. Unë jam shumë i hapur nëse do të më telefonojnë por duhet parë nëse duan drejtuesit e Federatës. Nëse duan të më takojnë do i pres me duar hapur…” tha fillimisht ai.
Por tekniku italian nuk mund të qëndronte indiferent rreth lajmeve të fundit që po qarkullojnë në mediat të cilat po përflasin se De Biasi do të bëhet trajner i Australisë që merr pjesë në kampionatin Botëror.

“Më ka kontaktuar edhe Crotone ndërsa për sa i përket Australisë kontaktet vijojnë që prej verës pasi jam takuar me drejtues te tyre por nuk ka asgjë konkrete. Unë jam në listë ashtu si shumë kolegë të tjerë dhe i gatshëm të punoj nëse më zgjedhin”, përfundoi ai.

Artikulli paraprakInteri luan derbin ndaj Juventusit, Ja çka thotë Spalletti
Artikulli tjetërJuventus-Inter, 11-shja më e mirë e kombinuar e Derbit të Italisë (FOTO)