Kampionët në fuqi të Premier League Chelsea, kanë shënuar fitore të lehtë ndaj Qarabagut në xhiron e pestë të Grupit C në Ligën e Kampionëve.

“Blutë” e Londrës fituan 0 me 4 si mysafirë.

Eden Hazard dhe Willian shënuan në pjesën e parë, ndërsa braziliani realizoi edhe një herë në të dytën. Cesc Fabregas realizoi golin tjetër për Chelsean.

Nga minuta e 19-të Qarabagu ishte me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Sadygovit.

Chelsea që tashmë kishte siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt ka 10 pikë në tabelë, dy më shumë se Roma që më vonë luan me Atletico Madridin. Spanjollët kanë tri pikë, e Qarabagu në fund vetëm dy.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Atletico Madrid – Roma
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Juventus – Barcelona