Xhiroja e nëntë e Balkan League solli përballjen kosovare në kuadër të Grupit B, ku Peja arriti fitore spektakolare në “Karagaqi” ndaj Trepçës me rezultat 80:75, në një përballje që fituesi u vendos pas vazhimeve prej pesë minutave.

Pas 40 minutave me rivalitet të madh dhe loje dramatike rezultatin i kohës së rregullt ishte 66:66, kështu që për tu mësuar fituesi ishte e nevojshme shtesa prej pesë minutave.

Më i dalluari te Peja ishte Dalhman me 25 pikë, kurse te Trepça më efikasi ishte Scott me 23 pikë të realizuara.

Pas 9 xhirove në Grupin B, Peja është lider me 6 fitore dhe 3 humbje, kurse Trepça është në vendin e pestë me 3 fitore dhe 6 humbje.

Artikulli paraprakHysaj: Të luajë në skuadrën e Maradonës, të cilën e ndiqja që fëmijë, është një ëndërr…
Artikulli tjetërEkskluzive: Zekirija Ramadani rrëfen ditën e parë të punës te Trepça 89′ dhe objektivat me skuadrën nga “Riza Lushta”