Lajmi për sëmundjen e tij, që u mësua pas barazimit 3-3 të Sevillas ndaj Liverpoolit në Champions, tronditi ambientin te skuadra andaluziane. Trajneri Eduardo Berizzo është i sëmurë me kancer në prostatë dhe për pak kohë duhet të fokusohet vetëm te shëndeti i tij. Futbollistët e Sevillas, edhe ndaj Veillarrealit realizuan një përmbysje të madhe, por tashmë për disa javë duhet të japin maksimun pa trajnerin argjentinas në stol.

“Kthimi i tij në detyrë do të varet nga ecuria e shendetit pas ndërhyrjes kirurgjikale. Vendin e tij ndërkohë do ta marrë ndihmësi Ernesto Marcucci,” – shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit të Sevillas.

Eduardo Berizzo do të operohet këtë të martë, duke shpresuar që gjithçka të shkojë ashtu sikurse mjekët e kanë parashikuar, që të kthehet sa më parë në detyrë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakGoditi mbrojtësin e Brightonit, Lukaku i shpëton dënimit
Artikulli tjetërPilotët kundër pistës së Abu Dhabit, Formula 1 humbet spektaklin