Gjiganti spanjoll Barcelona e ka fituar ndeshjen e sotme me rezultat 5:0 ndaj Las Palmas në kuadër të xhiros së 18-të La Liga.

Që nga minuta e parë e deri tek e fundit katalanasit e dominuan përballjen e sotme ndaj një skuadre modeste si ajo e Las Palmas.

Golat në këtë ndeshje për Barcelonën i shënuan Suarez (dy herë), Messi, Turan dhe Vidal.

Pas 18 xhirove në La Liga, Barcelona mbanë poziten e dytë me 38 pikë, dy më pak se lideri Real Madrid, po katalanasit kanë dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Artikulli paraprakArsenal “poker” te Swansea, derbin shqiptarëve e fitoi Shaqiri
Artikulli tjetërMilan mund të befasojë në merkato! Ylli botëror mund të zbarkojë në “Milanello”…