Barcelona e ka fituar derbin e sontëm ndaj Atletico Madrid me rezultat 1:2, në një ndeshje të hapur dhe më shumë raste shënimi, duke marrë kreun përkohësisht.

Të parët kaluan në epërsi katalunasit me anë të Rafinhas, mirëpo vetëm pak minuta më vonë Godin barazoo rezultatin në 1:1 pas një goditje të saktë me kokë, kurse fitoren e Barcelonës e vuloi Messi pas një goditje të saktë në zonë.

Pas këtyre tre pikëve Barcelona është lider me 54 pikë, dy më shumë se Real Madrid, mirëpo madrilenët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluar.

Artikulli paraprakGoli i Carlos Bacca është dashur të anulohet!!!
Artikulli tjetërFeyenoord fitoi ndaj PSV, falë sinjalit në orën e gjyqtarit