Arsenali rihap garën për titull në Premier League. “Topçinjtë” e Mikel Artetës triumfuan me rezultatin 3-1 ndaj Liverpoolit në “Emirates Stadium”, në kryendeshjen e javës në Premier League, duke u ngjitur në vendin e dytë me vetëm dy pikë më pak se “The reds”.

Në pasditen spektakolare londineze, ishte braziliani Alisson Becker ai që ‘la në baltë’ Liverpoolin, duke gabuar rëndë, veçanërisht në golin e dytë dhe të tretë të Arsenalit, që ia doli të festojë tre pikët dhe të rihapë garën për titull.

Saka u dha avantazhin vendasve, pas ipërfitoi nga një grushtim i gabuar i portierit brazilian të Liverpool, që e mbylli pjesën e parë në barazim pas një autogoli të mbrojtësit Gabriel.

Në pjesën e dytë erdhën edhe dy gafa të rënda të Alisson që u shfrytëzuan maksimalisht nga Martinelli e Trossard, të cilët vulosën suksesin e topçinjve me shifrat 3-1.

Artikulli paraprakMan.United po shkëlqen, Chelsea u deklasua në shtëpi nga “ujqit”
Artikulli tjetërFormacionet zyrtare: Real Madrid-Atl.Madrid