Sikur të mos mjaftonte atmosfera e terrorit që u krijua nga polica shqiptare në stadiumin “Elbasan Arena gjatë ditës së sotme ku mijëra forca të armatosura më shumë krijuan telashe, sesa garantuan rendin, disa policë menduan të bëheshin protagonistë edhe pas ndeshjeve.

Një tillë, vendosi në mënyrë arbitrare të pengonte gazetarët shqiptarë që të ndiqnin konferencat për shtyp në zonën miks, siç ndodh zakonisht gjatë ndeshjes. Personazhi në foto, mbajti për shumë minuta gazetarët larg tribunës, ndërsa vetëm pasi u larguan autoritetet nga tribuna VIP u hapi rrugë gazetarëve të bënin punën e tyre.

Artikulli paraprakHygerta Sako sulmon keq De Biasin
Artikulli tjetërJuventus e përmbyll marrëveshjen para janarit me…?