Më 7 dhjetor revista prestigjioze “France Football” do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për lojtarët më të spikatur të vitit ku mes tyre do të dorëzohet edhe ‘Topi i Artë’.
E përditshmja katalanase “Mundo Deportivo” ka zbuluar se Cristiano Ronaldo do të marrë sërish ‘Topin e Artë’ duke barazuar në këtë mënyrë Lionel Messin.
Gazeta mëson se këtë çmim Ronaldos do t’ia dorëzojë ish legjendari, David Ginola.