Sulmuesi francez i Atletico Madrid, Kevib Gameiro, gjatë një interviste për mediat spanjolle ka treguar arsyen se përse e refuzoi gjigantin spanjoll Barcelona.
“Më erdhi mirë kur e mora vesh që Barcelona interesohej për mua, mirëpo pa u hamendur fare e refuzova ofertën e tyre, pasi nuk doja të përfundoja në stolin e rezervave”, tha Gameiro për mediat spanjolle.