Mesfushori argjentinas Jose Sosa është i gatshëm të largohet nga Milan. Sosa ka zgjuar interesim nga një klub në Kinë, raporton “Calciomercato.com”.
Hebei Fortune besohet të jetë klubi që dëshiron ta shtojë Sosan në radhët e tyre.
Milan po ashtu nuk është kundër shitjes së tij pasi trajneri Vincenzo Montella nuk e konsideron si futbollist të dobishëm në San Siro.