Liverpool do të ishte i sigurt në vendin e parë të Premier League nëse gjyqtarët nuk do të kishin ndryshuar vendimet e tyre pas ndërhyrjes së VAR.

The Sun, llogaritën sa pikë skuadrat do të mund të kishin deri tash, po qëse  VAR të mos ndryshonte vendimet e gjyqtarëve, përcjell Korneri.net

United do të ishte i treti

Liverpool do të kishte deri në gjashtë pikë më shumë se ekipi i vendit të dytë, pasi iu kishte anuluar njëherë edhe goli i fitores, ndërsa herën e dytë një penallti iu dha ekipit kundërshtar, i cili ndoshta nuk ishte dhe rezultati në fund u barazua.

Liverpool aktualisht është i pari me një ndeshje të mbaruar dhe të njëjtin numër pikësh me Manchester United. Klubi nga Old Trafford do të ishte i treti po të mos ishte VAR dhe do të kishte tre pikë më pak. Në vendin e dytë do të ishte Leicester me 31 pikë, ose një pikë më pak se tani.

Skuadra e drejtuar nga Jürgen Klopp do të kishte festuar në derbin kundër Everton nëse goli i Jordan Henderson nuk do të anulohej në minutat e fundit duke aplikuar VAR për shkak të offside-it të ngushtë në të cilin ndodhej Sadio Mane. /Korneri.net

Artikulli paraprakHow To Locate Indian Woman On line
Artikulli tjetërMbyllet derbi kosovar i basketbollit