Vjen edhe fitorja egjashtë për Trepçn 89 në këtë edicion të Vala Superligës. Këtë herë mitrovicasit fituan 2-3 në udhëtim te Drenica në një superndeshje që u panë pesë gola, shumë raste dhe gjithçka e bukur që mund të dhurojë futbolli. Ishte ndeshje ku mysafirët shënuan të parët, e barazuan rezultatin në fund fituan në ndeshjen ku shpërthyen  Granit Arifaj dhe Fiton Hajdari që shënuan nga dy gola.

Arifaj fillimisht e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë duke iu përgjigj golit të hershëm të sulmuesin Ola John, kurse golin e tij të dytë dhe të shtatin sezonal e realizoi pak pas fillimit të pjesës së dytë kur u asistua nga mbrojtësi i misafirëve  Përparim Islami i cili bëri gabim të rëndë duke dashur ta kthente topin te portierit të tij.

Kur u mendua që ndoshta Drenica do të shënojë fitoren e katërt sezonale,  Fiton Hajdari realizoi gol spektakolar (gërshërë) për rezultatatin  2-2 kur kishin mbetur edhe 10 miinuta deri në fund, kurse i njëjti shënoi edhe një eurogol tjetër nga rreth 28 metra duke mposht portierin Burim Sadiku.

Për momentin Trepça 89 është lider me 18 pikë, 2 më shumë se Prishtina kurse Drenica mbetet në kuotën e 10 pikëve.

Artikulli paraprakBasket Euroleague, “Final Four” në Stamboll
Artikulli tjetërFeronikeli fitoi me autogol