Atletico Madrid mposhti Romën, por gjasat për kualifikim janë të vogla.

Roma luajti ndeshjen më të dobët sivjet në të gjitha garat dhe ishte normale që ta humbte atë në Ëanda Metropolitano nga Atl.Madrid që vetëm në 20 minutat e fundit kreu punë, shkruan Korneri.net.

Anotine Griezmann realizoi njërin nga golat më të bukur sivjet në Champions, pas një volej gjuajtje në ajër, ndërsa pak minuta më vonë Kevin Gameiro shënoi edhe golin e dytë dhe të fundit. Roma në ndeshjen e fundit luan në shtëpi me autsajderin e grupit Qarabak, me me fitore e që pritet të ndodh kalon tutje, kurse Atl.Madrid duhet të fitoj te Chelsea e Roma të barazoj së paku që të sigurojë kualifikimin. /Korneri.net

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Paris Saint Germain – Celtic
Artikulli tjetërBasel arrin fitore të papritur ndaj United