Pas barazimit 1-1, skuadra e Dritës sot ndaj Trepçës ’89, ka lëshuar një sërë akuzash ndaj gjyqtarit Genc Nuza. Ja deklarata e plotë e klubit gjilanas.

Deklaratë publike.

Pas përfundimit të ndeshjes së sotme FC Drita vs Trepça89’, kryesia e klubit tonë ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.
Kemi diskutuar ecurinë e gjithë kampionatit, veçanarisht ndeshjet të cilat janë gjykuar nga gjyqtari “më i mirë” në Kosovë Genc Nuza.

Ne si klub nuk kemi per qellim qe te ankohemi në federatë, gjygjtarë, delegat apo persona të tjerë me komptenca te caktuara në lojën e futbollit , kemi investuar për të luajtur futboll korrekt dhe për të ngritur nivelin e futbollit në vendin tonë.

Mirëpo mjaft është mjaft, ne nuk lejojmë në asnjë mënyrë të përbuzët kontributi i donatorëve, e as mundi i kryesisë e djersa e lojtarëve.

Genc Nuza e ka dëmtuar vazhdimisht klubin tonë në këtë kampionat.

1. Në ndeshjen me Llapin.
2. Në ndeshjen me Feronikelin.

Përjashtimi i Bujar Shabanit erdhi pasi nuk u akordua faul në të mirë të skuadrës tonë.

Kërkojmë urgjentisht nga FFK-ja të marrin për bazë ankesat tona.
Kemi njoftuar organet e rendit për gjithcka çka mund të ndodh pas përfundimit të ndeshjeve.

Me gjygjtarë tendencioz si Genc Nuza edhe organizimi i ndeshjeve si vendas është më i veshtirë, sidomos siguria brenda dhe jashtë stadiumit.

Falenderojmë tifozët tanë që nuk ranë pre e provokimeve dhe gjatë gjithë ndeshjes janë sjellur në mënyrë korrekte.

Me rrespekt , kryesia e klubit “FC Drita

Raporti: Fansat e Futbollit Kosovar

Artikulli paraprakMbahet kampi edukativ – Socializimi dhe Barazia Gjinore
Artikulli tjetërJashanica çon Skënderbeun mes më të mirëve