Grupi E në Ligën e Kampionëve në këtë mbrëmje ishte përplot me gola, porn edhe me befasi.

Liverpool e ka shkel në udhëtim Mariborin e Slloveninë me rezultat 0:7, në njërën prej fitoreve më të Thella të klubit të famshëm anglez në garën Champions League.
Roberto Firmino e hapi serinë e golave për të shënuar më vonë edhe një tjetër, ndërsa dy gola për “reds” i shënoi edhe Muhamed Salah. Philippe Coutinho, Alex Oxlade-Chamberlain dhe Trent Alexander-Arnold realizuan edhe nga një gol për ta vulos fitoren e cila tregoi më së miri superioritetin në fushën e blertë.

Në ndeshjen tjetër për befasi Sevilla është “nakautuar” në Moskë nga Spartaku me rezultat 5:1, në njërën prej humbjeve më të mëdha të klubit spanjoll në këtë garë.
Quincy Promes e kaloi skuadrën vendase në epërsi, për ta barazuar rezultatin Simon Kjaer.
Dhe, prej këtij momenti vendasit shpërthyen. Lorenzo Melgarejo sërish gëzoi tifozët vendas, kurse Denis Glushakov dhe Luis Adriano e vërtetuan fitoren. Grushtin e fundit dhe “maintain” Sevillas ia dha sërish Quincy Promes.

Liverpool dhe Spartak kanë nga 5 pikë, kurse Sevilla 4, e fundit është Maribori me 1 pikë. /Korneri.net

Artikulli paraprakLajm befasues: Sulmuesi i Milanit pasues i Sanchez te Arsenali
Artikulli tjetërMan. City për katër minuta i’a ‘preu’ këmbët Napolit! Shakhtar fitoi te Feyenoord