Një tjetër mbrëmje e bukur me ndeshje basketbolli npër parketet e NBA.
LA Clippers dhe San Antonio shënuan nga 130 pikë, kurse Golden State pësoi disfatë nga Memphis.

Clippers mposhti 133:105 New Olrleans pë të regjistruar fitoren e 17 në këtë edicion. Të gjitha katër periudhat i takuan me rezultat vendasve kjo për arsye se plot shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore. Jamal Crawford shënoi 22 pikë, Chris Paul 20, Deandre Jordan 19 pikë, Austin Rivers 18 kurse kontribut të lartë dha edhe J.J Redick me 16 pikë.
Te mysafirët u dalluan Tim Frazier me 20 pikë, Cheick Diallo me 19 dhe Terrence Jones me 18 pikë të shënuara.

San Antonio deklasoi Brooklyn Nets 130:101, ndërsa kjo kjo ishte fitorja e 19 sezonale.
Kawhi Leonard po e zëvendëson shumë denjësisht të larguarin Tim Duncan pasi në çdo ndeshje është kryesori te Spurs. Ai shënoi 30 pikë, kurse ishte i përkrahuar nga Patty Millaps me 16 pikë dhe Pau Gasol me 15, derisa më efikasi te humbësit ishte Bojan Bogdanovic me 20 pikë.

Golden State pësoi disfatë befasuese nga Memphis Grizzlies 11:89, në njërën ndër ndeshjet me më së paku pikë të shënuara për nënkampionët. Kevin Durant me 21 pikë dhe Stephen Curry me 17, nuk kanë mundur të bëjnë dhe kërkojnë më tepër përballë të disponuarve për lojë si Mark Gasol dhe Tony Allen që shënuan nga 19 pikë secili, derisa nga 14 pikë i shënuan edhe Zach Randolph dhe Jamychal Green .
Ishte humbja e katërt e Warriiors kurse fitorja e 17 e Memphis.

Cleveland nuk gaboi as këtë radhë duke e mposhtur Charlotte Hornets 116:105. Ishte kjo fitorja e 17 e kampionëve dhe e 11 në shtëpi, derisa humbja e 10 e Hornets.
LeBron James ishte i jashtëzakonshëm këtë herë duke shënuar 44 pikë, 10 asistime dhe 9 kërcime, duke mos regjistruar për një kërcim shifrat magjike triple-double. Pas tij qëndruan Kevin Love me 22 pikë dhe Iman Shunpert me 14 pikë. Te mysafirët u shquan Kemba Walker me 22 pikë dhe Cody Zellerme 17.

Ndeshje shumë e fortë dhe dramatike nga fillimi e deri në fund ishte në mes Chicago Bulls dhe Miami Heat, e cila në fund i takoi vendasve 105:100. Ishin minutat e fundit përcaktuese në fitoren e 13 sezonale e “demave”, tek të cilët u dalluan Jimmy Butler me 31 pikë dhe Dwayne Wade me 28, ndërsa te mysafirët ishin dyshja Hassan Whiteside dhe Goran Dragiq që shënuan 21 përkatësisht 20 pikë.

NBA, rezultatet:
Indiana – Portland 118:111
Washington – Milwaukee 110:105
Cleveland – Charlotte 116:105
Chicago – Miami 105:100
Houston – Dallas 109:87
Memphis – Golden State 110:89
San Antonio – Brooklyn 130:101
Utah – Sacramento 104:84
L.A. Clippers – New Orleans 133:105
Orlando – Denver 113:12

Artikulli paraprakÇudi shqiptare/ Gjyqtari nxjerr kartonin e dytë të verdhë, lojtarët e detyrojnë ta fusë sërish në xhep (VIDEO)
Artikulli tjetërLeBron James shkruan historinë edhe njëherë