Javën e kaluar në emisionin e përjavshëm dhe shumë të shikuar televiziv në Raidue “Domenica Sportiva”, trajneri italian Roberto Mancini haptazi u bëri me dije gjithë skuadrave në Serie A se nuk e ka ndërmend të mbetet në Itali pasi po shikon çdo ofertë diku tjetër, shkruan Korneri.net.
Dhe, nuk vonoi shumë kur doli lajmi se Zenit St. Peresburg është afër shërbimeve të tij, dhe pas bisedave që nuk zgjatën shumë, ish trajneri i Interit dhe Man.City ka nënshkruar me klubin rus për tri vitet e ardhshme, me opcion edhe për të katërtin.
Më herët Mancini ka drejtuar edhe skuadrat si: Fiorentina, Lazio dhe Galatasaray. /Korneri.net

Artikulli paraprakHuntelaar kthehet në klubin e zemrës
Artikulli tjetërReal Madridi në akcion, kjo ofertë është e parezistueshme