Federata Gjermane e Futbollit (DFB) ka zyrtarizuar datën për fillimin e sezonit të ardhshëm 2020-2021. Futbolli profesionist gjerman rinis më 11 deri më 14 shtator me ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Gjermanisë, ndërsa një javë më vonë, më 18 deri më 21 shtator, do të luhen ndeshjet e javës së parë të Bundesligës, Bundesligës 2 dhe Ligës 3.

Bundesliga do të zhvillojë një raund në mesjavë, më 15 dhe 16 dhjetor. Pushimi dimëror do të reduktohet ndjeshëm: nga 23 dhjetori (raundi i dytë i Kupës) deri në fundjavën e parë të janarit. Finalja e Kupës do të zhvillohet me 13 maj 2021 ndërsa kampionati do të mbyllet më 22 maj.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMbyllet gjithçka, Sassuolo mposhti Lzion në Olimpico, Juventus mund të nis festën e titullit
Artikulli tjetërShuplakë e madhe për Chelsea