Pak kohë më parë FIFA mori vendimin për të zgjeruar kompeticionin më të rëndësishëm që ajo organizon, “Botërorin”. Vendimi ishte që nga 36-të ekipe numri të rritej dhe të shkonte në 48-të, duke iu dhënë shpresë vendeve më të vogla që një ditë të jenë pjesmarrëse në trofeun më prestigjoz të botës.

Ndryshimet duket se nuk do të ndalen me kaq. Një zyrtar i lartë i FIFA-s siç është Marco Van Basten ka deklaruar se ndryshime të tjera mund të pasojnë këtë sport të mrekullueshëm, që pa frikë mund të cilësohen si drastike.

Bëhet fjalë për pesë ndryshime që ka menduar ish-sulmuesi i Ajaxit dhe Milanit. Ofsajdi, kartonët, penalltitë, minutat e luajtura dhe faullet.

Në vend të penalltive, holandezi mendon të vendosë rregullin që kohë më parë Liga Amerikane “MLS” e aplikonte. Pra lojtarët do ta kenë topin nga 25-së metra dhe do të kenë kohë vetëm tetë sekonda për të shënuar.

Një tjetër ndryshim mund të jetë edhe ai i kartonëve të verdhë. Në vend se lojtari të ndëshkohet me karton, ai do të largohet jashtë fushave për disa minuta.

Një ide e shkëlqyer që do t’i pëlqej shumë ekipeve është vonesa e lojës. Holandezi pretendon se zëvendësimet mund të bëhen deri në minutën e 80-të, pastaj në 10-të minutat e fundit të ketë një lojë shumë zbavitëse për tifozët.

Ideja e radhës është që futbollisti nuk ka të drejtë të bëjë më shumë se pesë faulle gjatë lojës, përndryshe ai do të largohet nga loja.

“Unë kam pasur idenë të njëjtë me lojën e basketbollit, lojtari mund të bëjë vetëm pesë faulle dhe pastaj të largohet nga fusha”, ka përfunduar Van Basten.

Artikulli paraprakCoppa Italia: Lazio s’ka të ndalur, “viktima” e radhës është Genoa
Artikulli tjetërVideo/ Gruaja e Immobile çmend rrjetin me lëvizjet e saj ‘sexy’