Sipas burimeve të mediave italiane brenda klubit 18-herë kampion italian Milan, Fassone dhe Mirabelli sot gjatë ditës kanë udhëtuar drejt Bergamos, për të finalizuar marrëveshjen me Atalantan për mesfushorin fantastik, Franck Kessie, mëson “Korneri.net”.

Bëhet e ditur poashtu se ky rrugëtim do të shfrytëzohet edhe për të marrë informacione shtesë për futbollistin tjetër të Atalantas, Papu Gomez, i cili ka shkëlqyer në fanellën e skuadrës modeste, duke siguruar edhe një vend që shpie edicionin e ardhshëm në Europa League./Korneri.net.

Artikulli paraprakShpërthen Handanovic: Edhe durimi e ka një kufi….
Artikulli tjetërE pabesueshme: Tifozët e skuadrës gjermane mbushin stadiumin me uniforma ushtarake, ja arsyeja…[FOTO]