Sipas raporteve të Medisat Premium, Sportitalia dhe Tuttosport, Inter ka rregulluar bilancin ekonomik, dhe tani është gati t’i bëjë një vizitë Paris Saint-Germain për Angel Di Maria dhe Adrien Rabiot.
Raportohet poashtu se “zikaltrit” kërkojnë me çdo kusht Di Maria-n. 29-vjeçari i përfaqësueses argjentinase mund të luajë në disa role, dhe ka një pasaportë italiane, çka do të thotë se nuk do të bllokojë një vend ekstra-komunitari, por në planët e Spalletti është Rabiot, i cili mund të kryej punë në hapësirat e mesfushës së Interit./Korneri.net.