Trajneri i njohur lituanez dhe ish-lojtari i shumë ekipeve të njohura lituaneze, Zydrunas Urbonas i është bashkuar klubit më të madh shqiptar të basketbollit.

Urbonas karrierën e trajnerit e ka nisur tek skuadra e njohur Juventus Utena ku nën drejtimin e tij për 5 vite me radhë kanë arritur suksese të shkëlqyeshme si njëri nga ekipet më të mira pas dy gjiganteve Žalgiris dhe Lietuvas Rytas.