Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar fanellat edhe sponsorët e rinj të përfaqësuese së Kosovës

Pas publikimit të lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Finlandës, e cila luhet me 5 shtator në kuadër të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka zbuluar edhe fanellat me të cilat do të luajë Kosova në këto eliminatore.

Lojtarët e Kosovës do t’i bartin fanellat e kompanisë së veshmbathjeve sportive, PUMA , përcjell Express.

Kurse, FFK ka zbuluar edhe sponsorët e ri të Kosovës në një konferencë për media. Vala dhe Teb Bank do të sponsorizojnë Kosovën në eliminatoret për ‘Rusia 2018.

Image
Artikulli paraprakZyrtare: Nasri te Sevilla
Artikulli tjetërSot testi me Marokun, Gjimshiti e Hyka risitë e formacionit