Yll Hoxha nuk do jetë më futbollist i Vllaznisë së Shkodrës, njofton ai në profilin e tij në Facebook. Ylli tregon se arsye e largimit të tij është padrejtësia e bërë nga trajneri andaj tani kërkon eksperiencë tjetër.
“Duke filluar nga sot, nuk jam me nje futbollist i Vllaznise. Ka qene nje kerkese e imja per te zgjdhur kontraten me mirekuptim, pas nje mosmarreveshje te trajnerit me mua. Deshmitar te padrejtesise se tij ndaj meje eshte i gjithe ekipi. Por, une dua te falenderoj drejtuesit qe u treguan korrekt, profesionist dhe te drejte. Gjithashtu, dua te falenderoj te gjithe tifozet e Shkodres qe me ben te ndihem si pjese e familjes se tyre. Eksperienca ime zgjati pak, por ka qene e mbushur me emocione pozitive prej tifozeve. Profesionalizmin tim e kam treguar kudo qe kam luajtur. Uroj qe te vertetat dhe prapaskenat qe ndodhin aty, te dalin nje dite. Refuzoj te flas per problemet e trajnerit, pasi s’dua te prish atmosferen ne klub. I uroj Vllaznise sa me shume suksese. E kam mbajtur me nder ate fanelle dhe kam dhene maksimumin tim. Me shume respekt, Yll Hoxha”, ishte reagimi i tij në facebook.