Edhe pse ende nuk është bërë krejtësisht zyrtare, megjithatë KB Trepça është shumë transferimit të fundorit bjellorus, 30-vjeçarin Maksim Shustau i cili do të zëvendësonte Jeremy Wise pasi nuk ka plotësuar pritshmëritë në klubin mitrovicas.
Shustau është pjesë e skuadrës Bguir Minsk ku edicionin e kaluar pati paraqitje shumë të mirë prej 37,1 minutë për lojë, 21,8 pikë, 2,8 kërcime dhe 4,7 asistime për ndeshje.
Transferimi i tij final pritet ditëve të ardhshme pasi lojtari duhet të vendos nënshkrimin në kontratë të re.