Edhe një superlajm për Përfaqëesuesën e Kosovës në futboll në afrimin e yjeve kosovare në skuadër. Kësaj rradhe vjen lajmi i shumëpritur nga Australia, Besart Berisha i ka thënë PO, Kosovës njofton Super Sport Kosova, në emision e saj sportiv “Koha Shtesë”. Është prezantuesja Vlera Isufi (Fetahu), balldëska e sulmuesit më të mirë shqiptar të momentit që para pak minutash kumtoi lajmin e shumëpritur nga tifozët kosovar për afrimin e Berishës te Kosova.
Kështu tani Bunjaki do ta ketë bomberin prishtinas nën direktiva qysh nga kualifikimet e Botërorit të ardhshëm që mbahet në Rusi.
Berisha vjen pas shumëprurjeve të reja në përbërje, sikurse Rashica, Shala Meha, Bytyqi, Rrahmani, Zeneli, Valon Berisha, e Ismjali.
Kosova ndeshjen e parë kualifikuese e luan në Helsinki, ndaj Finlandës me 5 shtator.